Site icon

Shokuese/ 33-vjeçari shqiptar gëlltit telefonin Nokia, mjeku trondit me deklaratën: Bateria mund të shpërthente dhe… (Dalin Pamjet)

Një ngjarje aspak e zakontë është regjistruar në Kosovë. Një 33-vjeçari është paraqitur në spital, 4 ditë pasi kishte gëlltitur celularin për arsye që nuk dihen dhe po i rrezikohej jeta.

Ishte doktori Skënder Telaku, personi që kreu ndërhyrjen duke u shprehur më pas për mediat se ishte bateria, ajo që i rrezikonte jetën të riut.

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj. Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Nuk ishte operacion. Nga goja e kemi nxjerrë objektin e huaj. Po të mos kishim sukses do të duhej ta kishim bërë operacion. U munduam dy orë për ta nxjerrë,“-tha doktori për Express.

Exit mobile version