Politika shqiptare ka ngushëlluar Italinë, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Berlusconi. Nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë kur Berlusconi u përlot pas tragjedisë së Otrantos, duke dëshmuar se ishte një mik i shqiptarëve. Në një video e cila është bërë virale, Berlusconi shihet i përlotur për tragjedinë në Kanalin e Otrantos më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si përmbytja e Katerit të Radës.Në atë kohë, Berlusconi në opozitë është shprehur: “Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik.
Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë”.
Tragjedia e Otrantos ndodhi më 28 mars 1997, njohur ndryshe edhe si përmbytja e Katerit të Radës. Anija shqiptare me 142 persona në bord, u përmbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.
Emigrantët ishin bërë pjesë e emigrimit të madh nga Shqipëria, për shkak të kryengritjes e cila filloi pas kolapsit të skemave të piramidave. Për të shmangur hyrjen ilegale të të emigrantëve, forcat detare italiane proçeduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar hyrjen ilegale në brigjet e Italisë. Gjatë proçedurës së ndalimit, anija italiane Sibilla u përplas me Katerin e Radës, duke e mbytur atë e duke rezultuar në vdekjen e 57 personave në bord. Kapitenët e anijes italiane ishin përgjegjës të përmbytjes.