Gazetarja Klodiana Lala ka qenë dje në emisionin “Të paekspozuarit” ku ka paralajmëruar se nga java e ardhshme priten ‘spastrime’ në radhët e Policisë së Shtetit.
Sipas Lalës, do të ketë ndryshime të shefave të komisariateve dhe të pesë drejtorëve të policive në qarqet e vendit.
“Në dijeninë time, sipas informacioneve që kam, do të ndryshohen të paktën pesë drejtues policie në qarqet e vendit. Do të ketë ndryshime javën që vjen, të gjithë shefat e komisariatëve. Do të ketë shumë lëvizje dhe do të sjellin diçka pozitive“, tha Lala.

