Site icon

Skenë si në filma aksion! Rrëmbyen fëmijën dhe i vodhën me dhunë varësen e floririt, dy në pranga

Dy persona janë vënë në pranga, pasi futën një të mitur në automjetin e tyre dhe i morën me dhunë varësen e floririt në Bathore.Të arrestuarit janë  E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamzë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Exit mobile version