Site icon

SPAK “i jep dritën jeshile” Metës: Asnjë nga ermat e ministrave s’është i regjistruar si person nën hetim

SPAK i kthen përgjigje Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për verifikimin e ministrave të Qeverisë “Rama 3”. Sipas organit të akuzës të drejtuar nga Arben Kraja, asnjë nga ministrat nuk ka probleme me ligjin.

Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që ditën e djeshme Meta mori përgjigjen edhe nga Prokuroria e përgjithshme, ku thuhej se asnjë nga ministrat nuk ka probleme me ligjin.

Exit mobile version