Site icon

TRAGJIKE/ E mitura shfrytëzohej seksualisht për 3 vite rresht, abuzuesit i filmonin skenat me 14-vjeçaren. Takimet me klientët realizoheshin përmes…/ Zbardhet kush e fundosi autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 14-vjeçare është përdhunuar vazhdimisht për 3 vite rresht. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave policia ka rënë në gjurmët e abuzuesve përmes përgjimeve telefonike, “zbërthimit” të telefonave dhe informacioneve të dhëna nga vetë 14-vjeçarja në dëshminë e saj.

Policia po kërkon të gjejë se cilët janë personat që kanë organizuar takimet, në cilët hotele janë bërë dhe sigurisht kush janë përdhunuesit e të miturës.

Gjithashtu bëhet e ditur se kontaktet dhe takimet janë realizuar përmes rrjeteve sociale.

Një pjesë e abuzuesve me të miturën i kanë filmuar aktet seksuale me telefonat e tyre.

Njëri prej tutorëve të 14-vjeçares, i ashtuquajtur quajtur “Tahir” (tutor i huaj) dhe shtetasi grek me iniciale E.S (grek i arrestuar) pas pyetjeve përkatëse kanë pranuar se gjatë periudhës kohore nga ora 23:00 e datës 19 mars deri në orën 05:30 të datës 20 mars, kanë qenë në një hotel në Metaxourgeio së bashku me të miturën dhe një shokun tjetër të tyre të quajtur “Ruslan”, rreth 22 ose 23 vjeç. “Tahir” dhe E.S kanë raportuar se Ruslani ka kryer marrëdhënie me të miturën teksa këta të dy po e shikonin dhe po i bënin video.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa kujtojmë se në Greqi rastet e përdhunimit të të miturve kanë qenë të shumta vitin e fundit.

Exit mobile version