Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.
Policia njofton se një punëtor 55-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.