Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Francë, pasi është qëlluar gabimisht, gjatë një përplasje mes dy bandave.Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, me origjinë nga Mitrovica e Jugut, ka humbur jetë në mënyrë tragjike teksa ndodhej në banesën e tij në qytetin e Dijon-it, ku jetonte me familjen prej 14 vitesh. 55-vjeçari ishte viktima e të shtënave që ndodhën jashtë banesës së tij mes dy gupeve kriminale.
franceze nuk bëri të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe nga postimet e të afërmve në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.
“Rreth orës 12:30, personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave dhe “nga një prej të shtënave një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur për vdekje teksa ndodhej në shtëpinë e tij”, njoftoi prokuroria e Dijonit.
“Le Figaro” shkruan se burri, i shpallur i vdekur në orën 12:50 të mëngjesit, ndodhej në banesën e tij në katin e parë me gruan dhe vajzën e tij, tha një burim policor.Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna armësh dhe më pas ato pushuan. Pastaj filloi përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur,“i tha AFP-së vajza e tij 23-vjeçare e cila preferoi të mbetej anonime.

