Site icon

Tre ditë para kthimit në Parlament, kryeministri Rama bën lëvizjen e rëndësishme që në mëngjes

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që në mëngjes në selinë rozë deputetët e rinj të PS-së që do futen në Kuvend ditën e premte.

Mësohet se mbledhja po vazhdon prej më shumë se një orë dhe përflitet se në qendër të diskutimeve është legjislatura e re dhe prioritetet e mazhorancës për këtë sesion.

Sipas rregullores se Kuvendit mbledhja për konstatimin e parlamentit drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që në këtë legjislaturë është Luljeta Bozo. Debatet në këtë seancë të parë janë të ndaluara dhe e vetmja detyrë është ngritja e komisionit që bën verifikimin e mandateve të deputetëve dhe i fton ata të bëjnë betimin.

Exit mobile version