Site icon

Tronditës ky lajm”/ Vdiq pas aksidentit në autostradë, mesazhet prekës për babain e 2 fëmijëve: Nuk dua ta pranoj…

Visar Meshi është 35-vjeçari i cili humbi jetën pasi u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. I riu, baba i dy fëmijëve, banues në Durrës, ishte sipërmarrës. Miqtë e tij, janë shokuar nga lajmi tronditës.Ja disa prej mesazheve të tyre:“Visar, na i theve zemrat e na trishtove, të gjitha do i pranoja por jo të shkruaj mesazh lamtumire për ty.”Nuk gjej dot fjalë për humbjen tënde Visar Meshi, komshi, shok dhe patriot i mirë. Tronditës ky lajm që mora sot për ty! Nuk dua ta pranoj, por e vërteta e vdekjes qenka e pamëshirëshme dhe apsolute. Lamtumirë o njeri i mirë që na ike shumë shpejt”

Akoma më e trishtë është fakti se i riu, festoi ditëlindjen pak ditë më parë, më 5 Qershor.

Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se automjeti tip “BMW” doli nga rruga duke u përplasur me mbajtësen anësore. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë informacion.

Exit mobile version