Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla u arrestua me urdhër të SPAK, për abuzim me një tender për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë, me një vlerë prej 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.
Por sipas njoftimin të SPAK, përveç Allës janë arrestuar edhe disa zyrtarë të tjerë, me të cilët ai ka bashkëpunuar.
SPAK sqaron se “Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë”.