Dy vëllezërit, Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë lënë të lirë nga policia, pas shoqërimit ditën e djeshme në lidhje me atentatin bdaj Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur 13 dhe 10 vjeç.Ata kanë deklaruar në policinë e Krujës, por mësohet se dëshmia e tyre nuk e ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.Bëhet me dije se kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjën.Pritet që ky i fundit të merret në pyetje nga policia, nëse dëshmia e tij do të ndihmojë në hetime.Armët kallashnikovë bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë dërguar në Laboratorin e PolicisëShkencore dhe pritet përgjigje nëse janë përdorur të treja për të qëlluar, si dhe nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale.
U shoqëruan pas atentatit TRONDITËS/ Çfarë dëshmuan për hetuesit 3 “të fortët” e Krujës

