Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin Elson Rrodhe, i cili u kap me 100 mijë euro të padeklaruara në kufi.Pas gjyqit, është zbardhur dhe dëshmia që 37-vjeçari ka dhënë para trupit gjykues.Shoferi ka deklaruar se paratë ua ka marrë disa emigrantëve shqiptarë, të cilët kanë dashur që t’i transportojnë te familjet e tyre në Shqipëri. Ai ka deklaruar se “këtë shumë monetare e ka siguruar nëpërmjet disa emigrantëve shqiptarë, të cilët do t’i transportonin për te familjarët tyre në Shqipëri”.Shoferi ka shtuar se për kalimin e parave nga Italia drejt Shqipërisë merrte një përqindje të konsiderueshme, shumë kjo, që sipas tij ishte shumë herë më më e vogël në krahasim me agjencitë që bëjnë dërgesa të tilla.Por, pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata thotë se ka dyshime se këto para i përkasin grupeve kriminale, të cilat veprojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.Ai ka shtuar se kjo ka qenë hera e parë që merrte para në Itali. Shoferi ka tentuar t’i mbush mendjen gjykatës se paratë i ka marrë tek emigrantët e ndryshëm shqiptarë dhe sipas tij janë pastra të pastra dhe me burim të ligjshëm.
Ua mora emigrantëve, do ua jepja…”/ Si u justifikua shoferi që fshehu 100 mijë euro në autobusin nga Bari

