Site icon

Universiteti i Tiranës edhe 1874 kuota të lira, greqishtja dhe rusishtja degët më pak të preferuara

Universiteti  i Tiranës ka edhe 1874 kuota të lira, kur jemi në fazën e dytë të regjistrimeve. Degët ku ka më shumë treg pune janë më të preferuarat, ku përfshihet drejtësia, ekonomiku, inxhinieritë dhe informatika. Ndërkaq në gjuhët e huaja më shumë kërkesë ka në gjermanisht dhe anglisht, dhe vetëm një të regjistruar në rusisht por asnjë në greqisht , kjo sipas asaj që tha rektori Artan Hoxha.

Në Universitetin e Tiranës këtë vit janë shënuar rreth 100 kërkesa më pak nga maturantët, kështu duke lënë 1874 kuota të lira si mundësi regjistrimi për pjesën tjetër të studentëve.

“Kuota të lira Universiteti i Tiranës në gjithë programet e veta ka 1874.“-  u shpreh rektori i universitetit  Artan Hoxha.

Në degët më të preferuara nga studentët  kryeson drejtësia por gjithashtu edhe fakultetet të cilat kanë më shumë treg pune.

Exit mobile version