Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe tre persona si pasojë e CoVID-19.
Sipas raportit, 257 qytetarë të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me virusin, derisa janë shëruar edhe 593 qytetarë.
Postimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës.
Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.
Në total numri i rasteve aktive është 3.057.