Një sherr me thika tronditi disa ditë më parë Elbasanin ku një person mbeti i vrarë.
Mikel Kovaçi vëllai i viktimës, në një lidhje Skype me emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer detaje nga ngjarja tragjike.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Spitali Ushtarak ku edhe po merr trajtim mjekësor, i riu tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai tregoi se është takuar me vajzë pasi i ka shkruar 14-vjeçares në “Instagram” dhe ajo ka pranuar.
“Kam dalë nga shtëpia në orën 4, kam takuar babain kam marrë qesen me ushqime dhe kam ikur në shtëpi. I kam shkruajtur vajzës në Instagram për tu takuar dhe më tha mirë. Duke bërë muhabet vjen personi me kapuç dhe nuk e njoha. Ai nuk reagoi në fillim më qëlloi mua por ika me vrap dhe nuk e di çfarë ndodhi sepse ika. Unë nuk kam qëndruar gjithë ditën me vajzën. Kam qëndruar me babain kam pirë kafe. Kam dalë kam mbaruar punët e mia më pas kam takuar vajzën”, tregoi ai.
-Kishit thjesht shoqëri me vajzën?
Mikel Kovaçi: Jo.
E kishe të dashur?
Mikel Kovaçi: Po
Prej sa kohësh ishit bashkë?
Mikel Kovaçi: Prej një viti
E dije që ishte 14-vjeç dhe që është e ndaluar të shoqërohesh?
Mikel Kovaçi: Po e dija
Si ka qenë njohja?
Mikel Kovaçi: Me anë të shoqërisë
Si ka qenë ky vit për ju?
Mikel Kovaçi: Nuk jam në gjendje të flas
Me vëllain, familjarë je takuar e dinin për lidhjen?
Mikel Kovaçi: Vëllai nuk e dinte, e ëma e dinte lidhjen
E ka miratuar lidhjen?
Mikel Kovaçi: Se di

