Viktor Orban kryeministër i Hungarisë, nga vizita në Tiranë bashkë me kryeministrin Edi Rama, u angazhuan në çuarjen përpara të bashkëpunimit ekonomik.Prej shumë vitesh, disa biznese të rëndësishme hungareze në sektorin bankar dhe atë të telekomunikacionit, janë prezentë në vendin tonë. Homologun Hungarez Edi Rama e quajti një mik të palëkundur të Shqipërisë dhe Hungarinë si një vend që i dha Shqipërisë një princeshë.Jemi tërësisht të kënaqshëm për cilësinë e lartë që kanë sjellur për respektin dhe nevojave të vendit. Duam më shumë kompani hungareze për energjinë dhe turizmin”, tha Rama.Mes nesh ka një lidhje shumë të thellë e cila ka rrënjët në histori por edhe vuajtjet e përbashkëta pasi edhe ne kemi patur një sistem komunist. Kapaciteti ekonomik konkurrent i Europës është në rënie. Vendet e Evropës lindore kanë sjellë rritje ekonomike në Europë. Rezervat e rritjes ekonomike janë në Ballkan. Duhet të bashkohemi të gjithë bashkë si në pjesën e ekonomike dhe atë të sigurisë. Është e turpshme sa avash po ecën zgjerimi si rasti Shqipërisë që priti 13 vite. Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë. Na bëhet qejfi për vlerësimet për bizneset hungareze në vendin tuaj”, tha kryeministri Orban.Në të ardhmen do të kemi investitorë të tjerë hungarez. Jemi të gëzuar të ndajmë me ju përvojën e strategjisë tonë për turizmin. Mendoj se turizmi sektor kyç në bashkëpunimin mes dy vendeve. Ne kemi përgëzuar Ballkanin e Hapur”, shtoi ai.
Viktor Orban në Tiranë/ Marrëveshjet që u nënshkruan mes Shqipërisë dhe Hungarisë
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2023/06/640-0-9ea9d83b60f9cee79c47ddf5cb6f008c.jpeg)