Në përvjetorin e luftës në Ukrainë, edhe në Kosovë, janë mbajtur mjaft fjalime, ku spikat solidarizimi dhe mbështetja ndaj vendit Ukrainas. Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në Twitter për këtë gjatë ditës së sotme. Ajo siguroi që Kosova do të jetë një nga shtetet përkrahëse të popullit ukrainas sepse sipas Osmanit, lufta e tyre ishte edhe lufta e vetë Kosovës.
“Kjo luftë e ka bashkuar botën demokratike, por mbi të gjitha e ka dëshmuar se shpirti i popullit ukrainas është i pathyeshëm. Siç e dinë qytetarët e Kosovës shumë mirë, brutaliteti dhe agresioni nuk mund ta pengojnë vullnetin e një populli për të qenë të lirë”, thuhet në deklaratën e Osmanit.
Osmani shtoi se Kosova do të qëndrojë gjithmonë përkrah demokracive të botës përballë “tiranive dhe hegjemonive”.
“Sepse ne e dimë se lufta e tyre është lufta jonë dhe se triumfi i demokracisë, drejtësisë dhe lirisë në Ukrainë do të jetë fitore për demokracitë kudo në botë”,shtoi ajo