Site icon

Vranë shokun e tyre të dehur, dërgohet për gjykim dosja e Florian Lamçajt, mes të akuzuarve edhe dhëndri i Qazim Sejdinit

Ditën e sotme Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim personat e dyshuar për vrasjen e Florian Lamçajt në Elbasan.

Mes tyre është i përfshirë edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari.

Ngjarja e plotë:

Sipas dosjes së prokurorisë, Sanxhaktari dhe viktima nuk flisnin prej kohësh, por ditën e ngjarjes autori i dyshuar e ka thirrur në takim Lamçen me ndihmën e një gruaje, e cila i ka siguruar numrin e viktimës.

Ka qenë një nga miqtë e viktimës ai që ka dëshmuar dhe ka thënë që Sanxhaktari e kontaktoi Lamçen dhe i kërkoi të takoheshin te lokali i tij afër Turizmit, thuhet në dosjen e zbardhur nga News24.

“Unë shkova bashkë me Florin në lokal ku gjetëm Sokolin, Ardiano Hajdarin dhe disa persona të tjerë, të cilët po konsumonin alkool. Arsyen përse Sokoli e thirri Florin, nuk e mësova pasi ata biseduan në një ambjient të vecuar të lokalit, ku konsumuan edhe drogë”, rrëfen dëshmitari.

Pas disa orësh qëndrimi në lokalin e Sanxhaktarit, ky i fundit kërkoi që të largoheshin që aty dhe të shkonin në një lokal aty afër.

Dëshmitari tregon se Sanxhaktari dhe Florian Lamçja konsumuan disa herë lëndë narkotike në banjon e lokalit dhe kur ktheheshin biseda mes tyre acarohej pa asnjë shkak.

Miku i viktimës tregon se gjatë natës Lamçja dhe Sanxhaktari nxorën armët dhe qëlluan disa herë në ajër, ndërsa pas orës 1 të mëngjesit panë në media se kishte ndodhur një vrasje në Elbasan dhe i kërkuan të njohurit të tyre Mehmet Muça t’u fshihte armët.

AI shton se rreth orës 4 të mëngjesit Flori i kishte kërkuar atij që t’i njoftonte të vëllanë, por nuk kishte pasur mundësi pasi Endriti, vëllai i Florit ishte në gjumë.

Miku i viktimës thotë se për një moment doli të merrte pak ajër, edhe pse Sanxhaktari nuk po e lejonte.

“Teksa kthehesha – thotë ai, dëgjova një zhurme te madhe. Pashë Florin që ishte përtoke dhe Sanxhaktar që e godiste si I tëbuar, por nuk e shihte dot me cfarë. Ika me vrap dhe thirra vëllain e Florit dhe i tregova cfarë kishte ndodhur dhe I dorëzova telefonin. kur u kthyem tek lokali kishte mbërritur policia, ndaj ne shkuam drejt spitalit.”- tregon ai.

Sipas prokurorisë, e gjithë dinamika e ngjarjes është zbardhur, pasi disponon pamjet filmike.

Aktualisht Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajraraj ndodhen në paraburgim për akuzën e vrasjes. Prokuroria urdhëroi edhe arrerstimin e Mehmet Mucës dhe Amadeus Lamçja. I pari sipas prokurorisë akuzohet për fshehjen e dy pistoletave, ndërsa i dyti akuzohet se furnizoi me kokainë të gjithë personat që ndodheshin nëb tavlonë me Sanxhaktaruin dhe se ka qenë dëshmitar okular i krimit, por ketë fakt e ka fsghehur për hetuesit. Këtë të premte ndaj tyre gjtykata me kërkesën e prokurorit Krehsnik Ajazi caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Exit mobile version