Site icon

Vrasja e 25-vjeçarit, Gjykata merr vendimin për Bledar Selmanajn

Gjykata e Vlorës ka marrë pak më parë vendimin për 39-vjeçarin Bledar Selmanaj, të akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari. Gjykata ka vendosur masën  “arrest me burg” për 39 vjecarin Selmanaj.

Seanca gjyqësore e zhvilluar ditën e premte, pa praninë e mediave, ka zgjatur për gati dy orë ndërsa është drejtuar nga gjyqtari Enkel Peza, prokurore Flora Çela. Selmanaj i arrestuar dy ditë më parë në zonën e Bllokut në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Babica”, nuk e ka pranuar krimin.

Exit mobile version