Site icon

Vrau gruan në banesën në Florida dhe rrëmbeu të bijën, ky është 34-vjeçari shqiptar

Mediat e huaja kanë bërë publike foton e 34-vjeçarit, Renato Muhaj, i cili vrau bashkëshorten e tij në banesë, në Florida. Më pas ai rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare, duke tentuar të arratiset.  

Renato Muhaj raportohet se është përfshirë në një konflikt me prindërit e tij në Clearwater rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës dhe pasi i ka goditur, i ka marrë telefonat që të mos kërkonin ndihmë.

Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit, të cilët janë dërguar në spitalin Morton Plant për trajtim mjekësor.

Më pas policia e Clearwater ka kontaktuar me Departamentin e Policisë Largo për ndihmë në gjetjen e Muhaj.

Policia e Largo ka shkuar në adresën e tij të banimit ku kanë gjetur të vdekur, bashkëshorten e tij, 32-vjeçaren Suela Saliaj, ndërsa vajza e çiftit rezultonte e zhdukur.Policia e gjeti 8-vjeçaren, Alessia Muhaj, brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Exit mobile version