Site icon

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ja si do të jetë e përbërë fleta e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme specifikat e fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas njoftimit të KQZ bëhet me dije se fleta e votimit do të përmbajë element teknikë në formën e barkodeve, të cilat nuk lexohen me sy të lirë  për të identifikuar zonën zgjedhore  dhe qendrat e votimit.

“Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Rregullatori miratoi specifikimet teknike sipas të cilave, fletët e votimit duhet të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe të përmbajnë elemente sigurie, sipas përcaktimeve me akt normativ të KQZ-së.

Fleta e votimit përmban element teknik në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lire (barkod). Ato do të prodhohen në blloqe pa kundërfletë. Numri i serisë së bllokut të fletëve të votimit shënohet në dokumentin që shoqëron bllokun e ambalazhuar, sipas përcaktimeve të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Exit mobile version