Site icon

107 milionë paund për yllin e sulmit, Napoli i jep përgjigje gjigantit të Premier Ligës

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, këmbëngul se kryesuesit e Serisë A nuk do ta shesin sulmuesin e tyre kryesor, Viktor Osimhen, në merkaton e verës, mes lajmeve se Mançester Junajtid është duke përgatitur një ofertë prej 107 milionë paundësh për nigerianin.Ai po luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e titullit të parë kampion të skuadrës italiane që prej vitit 1990, ndërsa skuadra e Spaletit kryeson +13 pikë nga vendi i dytë, Interi. 24-vjeçari ka shënuar 16 gola në 17 ndeshje në kampionat këtë sezon.

“Unë mund t’iu them se Osimhen nuk është në shitje. Lojtarët tanë janë objekt interesash, por mua nuk më duhet të shes asnjë. Nuk kemi asnjë borxh”, tha presidenti De Laurentis për “Bild”-in.

Exit mobile version