Site icon

5 vite kontratë dhe dy milionë euro rrogë, zbulohen detajet e blerjes së re të Interit dhe dita e zbarkimit në Milano

Ka tashmë një akord total mes Interit dhe Udinezes për transferimin e Lazar Samarxhiçit në Milano si huazim me detyrim blerjen, një transferim që do të kryhet për vlerën totale prej 25 milionë eurove.

Ajo që ngelet ende të përcaktohet është vlera e kartonit të Xhovani Fabian, i riu zikaltër që do të përfshihet në operacion dhe të cilin Marota kërkon ta vlerësojë 10 milionë euro, duke paguar qershorin e ardhshëm vetëm 15 milionë euro.

Sipas “DAZN”, ka tashmë një datë për mbërritjen e mesfushorit, që pritet në Milano të enjten në mbrëmje ose të pemten në mëngjes. Serbi do të firmosë me Interin një kontratë 5-vjeçare, gjatë së cilës do të përfitojë 2 milionë euro plus bonuset, ndërkohë që 21-vjeçari do të marrë vendin e lënë bosh nga Roberto Galjardini.

Exit mobile version