Site icon

65-vjeçari plagos një person dhe merr arratinë për 2 ditë, por…

Policia e Durrësit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A. S., 65 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi në datën 20.12.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë shtetasin K. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Exit mobile version