Site icon

A do të dërgojë SHBA në Ukrainë edhe raketahedhësin e fuqishëm?

Nga Celal Cakar, BILD

Këto sisteme armësh u nevojiten urgjentisht luftëtarëve ukrainas!

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketahedhësit të shumëfishtë me rreze të gjatë MLRS në Ukrainë.

Ky sistem raketor i prodhuar në SHBA mund të lëshojë raketat qindra kilometra larg. Lajmin e bën të ditur CNN, referuar disa zyrtarëve.

Një paketë e re ndihme ushtarake mund të shpallet që në fillim të javës që vjen. Ukraina e ka kërkuar vetë një armë të tillë. Megjithatë qeveria amerikane ka hezituar për shkak të frikës se Ukraina mund të përdorë sistemet raketore për sulme në territorin rusë. Pyetja që shtrohet është nëse kjo mund të sjellë një hakmarrje ruse.

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi në fundjavë se do miratohet një mega-paketë ndihme amerikane për Ukrainën me një vlerë prej gati 40 miliardë dollarë. Rreth gjysma e shumës totale të paketës do të shkojë për mbrojtjen.

Nga këto, 6 miliardë dollarë janë caktuar për ndihmën e drejtpërdrejtë ushtarake për Ukrainën. Miliarda të tjera do të përdoren, ndër të tjera, për të rimbushur stoqet amerikane të pajisjeve ushtarake që u dërguan në Ukrainë. Qeveria amerikane ka nisur më parë disa paketa të mëdha mbështetjeje për Ukrainën.

Exit mobile version