Site icon

“A jeni gati të vdisni?”- Ish-nxënësi hyn i armatosur në shkollën e mesme, vret 2 persona! Tmerri që panë adoleshentët me sy: Po përpiqesha të vrapoja, por s’mundesha

Të paktën tre persona, përfshirë autorin e dyshuar, kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Saint Louis, Missouri.

Personi i armatosur hyri në Central Visual & Performing Arts High School pak pas orës locale 09:00.

Dyert e objektit të shkollës ishin të mbyllura dhe nuk është e qartë se si hyri brenda i dyshuari.

Dëshmitarët thanë se sulmi nuk u përshkallëzua për shkak se arma e të autorit u bllokua në mes të sulmit.

I dyshuari, i identifikuar nga policia si një ish-student 19-vjeçar, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë u qëllua për vdekje.

Motivi i tij për sulmin në shkollën e rreth 400 nxënësve është i paqartë.

Një vajzë adoleshente humbi jetën brenda ambienteve të shkollës, ndërsa një grua vdiq në spital, tha policia për mediat lokale.

Shtatë të plagosurit, tre vajza dhe katër djem, janë jashtë rrezikut për jetën.

Nxënësit po dilnin me vrap nga shkolla kur oficerët mbërritën dhe thanë se sulmuesi kishte një “armë të gjatë”, sipas Michael Sack.

Ai tha se shtatë punonjës të sigurisë kishin njoftuan stafin tjetër dhe kanë kontaktuar policinë.

U zbulua se personi i armatosur kishte me vete qindra plumba dhe ishte I përgatitur për të kryer masakër.

Një student tha për KMOV se autori kishte shkuar te një nxënëse dhe e kishte pyetur: “A jeni gati të vdisni?”

Raven Terry tha: “Ne vrapuam vërtet, shumë shpejt… dhe thjesht po qanim, ishim të tronditur.”

Taniya Gholston, 16 vjeç, tha për gazetën St Louis Post-Dispatch se personi i armatosur kishte hyrë në klasën e saj dhe kishte tentuar ta qëllonte.

“Po përpiqesha të vrapoja dhe nuk munda të vrapoja”, tha ajo. “Unë dhe ai patëm kontakt me sy, por ia dola sepse arma e tij u bllokua.”

Ajo tha se dëgjoi sulmuesin duke thënë: “Jam lodhur nga kjo shkollë e mallkuar”.

Policia raportoi se autori u diplomua vitin e kaluar në shkolla.

Një nga viktimat u identifikua nga familja si mësuesja Jean Kuczka. Kuczka, 61 vjeçe, kishte dhënë mësim në shkollë që nga viti 2008.

Exit mobile version