Partia Socialiste zyrtarizoi të premten kërkesën për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë – dy institucionet e vetingut të parashikuara në Kushtetutë me mandat 5 vjeçar.
Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës është firmosur nga 28 deputetë.
Mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionerëve Publikë përfundon në korrikun e vitit 2022 dhe mazhoranca kërkon zgjatjen e mandatit deri më 31 dhjetor 2024.
Por lind pyetja se a mund ti zgjatet mandati Komisioneres Etleda Çiftja?
Komisionerja Etleda Çiftja është diplomuar “Juriste” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ky diplomim është skandaloz me një mesatare 5, që do të thotë me njohuri në fushën e së drejtës jo mbi 8 sa e kërkon ligji por është në kufijtë e një studenteje ngelëse.
Po të bazohemi në Ligjin Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika d)përcaktohet se notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.
Pra Komisionerja Etleda Çiftja është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore dhe njëkohësisht është një skandal që ndodh me përzgjedhjen e saj.
Është absurde dhe aspak etike që një komisionere të gjykojë gjyqtarë dhe prokurorë duke qenë vetë e paaftë për atë pozicion.
Se kuptojmë këtë veprimtari kriminale të kryer nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Antarët e KPK të cilët pa përjashtim janë pa integritet profesionale, etike dhe integritetin moral, për të cilët kemi publikuar dhe do publikojmë çudira dhe si mund të pretendohet që një komisionereje të tillë , pa integritet mund ti zgjatet mandati.
Ajo që është e çuditshme është se si u vlersua Komisionerja Etleda Çiftja në aftësitë profesionale në sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit c) të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral të tij, nëse u është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme; kualifikimi profesional i Komisioneres Etleda Çiftja me mesatare të notës 5 dhe me status të antarit të gjykatës së Lartë?
Vettingun ose të ashtëquajturën reform në drejtësi po e shikojmë tani si kullesën që mbledh llumin dhe një Zot e di se ç’katrahurë do të ndodhë me drejtësinë, me këta të përzgjedhur të pangopur.
Komisionerja Etleda Çiftja ka hetuar dhe gjykuar gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë qenë të lidhur me botën e krimit, njolla të zeza të biografi dhe ka harruar të gjykojë veten e saj. Njolla morale e gjyqatares që qëndron si zonjë në KPK është diplomimi i saj me notën pesë.
Banda kriminale e “Xhihanëve” përdori Etleda Çiften për ta përdorur si vegël për të mbajtur në system klanin e tyre dhe për të larguar ata që u prishnin punë në Vetting. Ka disa dosje penale dhe policore që faktojnë se Etleda Çiftja është pjesë e bandës së Xhihanëve të Kavajës, fillimisht me lidhje personale e më pas me lidhje familjare.
Arjan Xhihani për të forcuar lidhjet dhe për të mbajtur interesat ajo e bëri kunat. Grupi kriminal i “Xhihanëve” ka përlarë gjithashtu dhjetra hektarë tokë në Golem, Spille dhe Kavajë. Etleda Çiftja e di shumë mirë se pasuritë e kunatit të saj biznesmen, kanë si burim pasuritë e trafikut nga ngjarja e rëndë e trafikut detar, e ndodhur më datë 17 Nëntor 1997 në Vlorë, prej Zamir Xhihanit, në një gomone me 28 klandestinë e 120 kg drogë ku vetëm 11 persona mbetën gjallë.
Fshehja e pasuri dhe përfitimi nga grupi kriminal i “Xhihanëve” nuk e ka penguar Etleda Çiften që të qëndrojë në KPK, pasi grupit të “Xhihanëve” ju duhet të vazhdojnë biznesin e tyre dhe në këtë mënyrë, me Etledën në KPK, nuk do të kenë rrezik nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar Vettingun.
Vëllezërit Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani, si investimin e tyre më të mirë është investimi për të vendosur në krye të drejtësisë Komisioneren Etleda Çiftja e cila në ditët e sotme me pozicionin e punës që ka mund ti mbroj vetëm me prezencën e sajë pa diskutuar këtu për ndikimet që mund të kryej.
Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292 dhe nr pasurie 131/54me indeks harte K-34-100-(177-D)me adresë Kavajë lloji pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.
Kjo pasuri i është dhënë komisioneres Etleda Çiftja, nga banda e Xhihanëve në në bashkpunim me kryetarin e kryetarin e Komunës Golem, Demir Lika, i cili e kishte nën juridiksion këtë pasuri dhe vendosi tja japë zonjës Çiftja pasurinë e mësipërme, dhe më pas Demir Lika është arrestuar me akuzën e “korrupsionit të pushtetit vendor”.
Kryekomunari i Golemit u prangos dhe në momentin e arrestimit policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë të madhe parash kesh. Nga burime të ndryshme shumë të madhe parash kesh ishte e bandës së Xhihanëve prokurori i kësaj çështje ishte Dritan Rreshka.
Njëkohësisht shtetasja Komisionerja Etleda Çiftja për vetëlidhjen që ka me Vëllezërit Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani është subjekt hetimi dhe verifikimi nga OFL dhe SPAK, njëkohësisht kundrejt kësaj matrapazeje të drejtësi së janë bërë dhe një seri kallzimesh.