Site icon

Administrativja rrëzon Ramën, bie urdhëri i Ballkut për anulimin e koncensionit Thumanë-Kashar. 457 milionë euro drejt kompanisë Gener 2

Gjykata Administrative e Apelit ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro të rrugës Thumanë-Kashar.

Ka qenë kompania Gener 2, ajo e cila i është drejtuar Administratives për anulimin e koncesionit të bërë në vitin 2019 nga ana e Ministrisë së Energjitikës.

Vendimi i firmosur nga gjyqtarët  Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa është i formës së prerë dhe tashmë qeveria duhet ta ankimojë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë për të anuluar vendimin që i jep të drejtë kompanisë Gener 2 dhe lejon vijimin e koncesionit prej 457 milionë euro.

Kujtojmë se Kompania Gener 2 fitoi koncesionin Thumanë-Kashar pasi mori paraprakisht një bonus nga qeveria “Rama” për “propozim të pakërkuar”. Dokumentet e tenderit sugjeronin një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin mbi kostot e kontratave koncesionare flet për një kosto të përgjithshme prej 54.4 miliardë lekësh, rreth dyfish më të lartë.

Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe Gener 2 hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Negociatat nuk u përmbyllën pasi qeveria u vu në siklet kur një kompani fantazmë me emrin DH Albania rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në projektin e Unazës së Madhe, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Dokumente të zbuluara nga media sugjerojnë se ka disa lidhje mes personave të kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja dhe e tenderit të koncesionit Thumanë-Kashar.

Exit mobile version