Gazetari Poli Hoxha ka reaguar në lidhje me ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj ku paralajmëroi kryeministrin Edi Rama gjatë intervistës që dha dje në emisionin “Opinion”.
Sipas Hoxhës, në intervisten per gazetaren Rovena Neziri, ai ka zgjedhur të bëjë lojën e mesazheve dhe kërcënimeve, si ish ministri Saimir Tahiri.
Sakaq ai shtoi se Ahmetaj çedoi në disa pika sa i takon mbrojtes së tij si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Hoxha: Ai paralajmeroi kryeministrin Edi Rama, kur i thotë se ti nuk mund të bësh gjyqtarin.
Ahmetaj ka zgjedhur të qëndrojë dhe të bëj të njëjtën lojë që bëri Saimir Tahiri, lojën me mesazhe të koduar, me kërcënime dhe mesazhe. Unë kështu e lexoj.
Grupet u ndanë, u prishën interesat rrugës dhe ne po shikojmë një luftë mediatike brenda dy grupeve, një që sulmon grupin e Ahmetajt por të dy grupet janë brenda aferës. Në thelb të gjithë jaën të përlyer.
SPAK të jetë i kujdesshëm ta ndjek, edhe emisionin e djeshëm.
Si ju duk mbrojtja publike e Ahmetajt?
Ai cedoi në disa gjëra, nuk sqaroi marëdhënien e tij me Zoton dhe Mërtirin. Ai nuk sqaroi dhe u përpoq ta shmang si ishte puna e vilës.