Site icon

Ai sikur është zhdukur…, Ten Hag: Sanço nuk është gati për të luajtur me Junajtidin

Zhadon Sanço ishte pa diskutim një nga afrimet më të rëndësishme të Mançester Junajtidit në korrik 2021.“Djajtë e Kuq” shpenzuan 73 milionë stërlina për të, por vetëm në një vit, forma e tij ka rënë në mënyrë drastike dhe kjo e ka habitur edhe trajnerin Erik ten Hag. Duke folur për mediat angleze, holandezi ka deklaruar se Sanço nuk është ende gati për të përfaqësuar një klub si Mançesteri.

“Në ndeshjet e fundit tonat ai sikur është zhdukur. Nuk e kuptoj se çfarë po ndodh. Por di të them se Zhadon nuk është gati psikologjikisht dhe fizikisht për të luajtur për një klub si Junajtidi”, ka thënë trajneri Ten Hag.

Numri një i stolit të Mançesterit ka treguar gjithashtu se ka pasur disa herë biseda me sulmuesin për ta ndihmuar të gjejë veten, duke i këshilluar dhe një psikolog.

Exit mobile version