Milan Skriniar është gjithmonë e më larg Interit.
Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, klubi parizien i ka ofruar Interit 60 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit sllovak.
Zikaltërit kanë qenë të prerë për një çmim 70 milionë euro, por francezët mund të arrijnë te shifra e kërkuar nga milanezët vetëm me bonuset e përfshira që mund të jenë lehtësisht të arritshme.
Sipas medias italiane, brenda fundjavës çdo gjë do të jetë e kryer dhe me 27-vjeçarin që pritet të lërë Interin pas 5 sezoneve.
Sllovaku do të bëhet një nga mbrojtësit më të paguar në Ligue 1, me një pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset.
Në sezonin që përfundoi, Milan Skriniar u aktivizua në total me fanellën e Interit në Serinë A në 35 ndeshje ku realizoi 3 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.