Site icon

Aksidentoi çiftin dhe fëmijën e tyre te Rruga e Kavajës, zbulohet arsyeja pse u lirua Ajas Sulejmani

Zbardhet arsyetimi që përdori gjykata për zbutjen e masës ndaj shoferit që aksidentoi çiftin në Tiranë dhe foshnjën 3-muajshe, nga arrest me burg në arrest shtëpie. Ngjarja ndodhi në 8 maj të këtij viti te Rruga e Kavajës.

Ajas Sulejmani nën efektin e lëndëve narkotike hyri me makinën tip ‘G Class” me semafor të kuq dhe përplasi çiftin dhe foshnjën teksa kalonin te vijat e bardha.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Suljemanit për masë më të butë sigurie edhe për shkak të normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.

Exit mobile version