Alarmi bie në shtëpinë e Argjentinës. Lionel Messi kërkoi zëvendësimin në minutat e fundit të ndeshjes kundër Ekuadorit dhe trajneri Lionel Scaloni nuk la pa komentuar episodin në konferencën për shtyp: “Ai kërkoi zëvendësimin, përndryshe nuk do ta hiqja. Është e qartë. Ne do ta vlerësojmë problemin fizik më vonë”, tha trajneri kampion bote.
“Ne do të kryejmë menjëherë disa teste dhe do të kuptojmë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë në takimin tjetër. Nëse ai nuk ndihet gati, do të shohim se çfarë të bëjmë” – Tha ai. Messi ka luajtur 176 ndeshje me Kombëtaren, ku ka shënuar 104 gola.

