Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan një alarm të hënën pas pesë rasteve lokale të malaries në SHBA.
Katër raste janë identifikuar në Florida dhe një në Teksas në dy muajt e fundit, tha departamenti i shëndetësisë në një deklaratë. DASH shprehu gjithashtu shqetësimin për një rritje të mundshme të rasteve të importuara të malaries lidhur me rritjen e udhëtimeve jashtë vendit këtë verë.CDC theksoi gjithashtu nevojën për të planifikuar qasje të shpejtë në artesunate IV, për të cilën tha se është trajtimi “i linjës së parë” për malarinë e rëndë në vend.
Malaria është një urgjencë mjekësore dhe duhet trajtuar në përputhje me rrethanat”, sqarohet në deklaratë.
Pacientët e dyshuar të malaries duhet të vlerësohen menjëherë në një strukturë të aftë për të ofruar diagnozë dhe trajtim të shpejtë brenda 24 orëve nga mbërritja, shtoi ai.Këto janë rastet e para të malaries së fituar në vend në 20 vjet.

