Site icon

Alketa Vejsiu.Kaq u desh që deklarata e saj orët e fundit të bëjë xhiron e rrjetit.

Një deklaratë e Alketa Vejsiu gjatë “Dance Albania” është marrë nga publiku si kunj ndaj Luana Vjollcës. Kjo e fundit të dielën nisi në TV Klan emisionin e saj të ri “Zemër Luana”.

Ndërkohë të hënën në “Dance”, kur Ermali me humor u shpreh se në studio duhet të mbahej qetësi sepse nga ana tjetër ishte Luana, Alketa tha: “Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”. Dhe kaq u desh që deklarata e saj orët e fundit të bëjë xhiron e rrjetit.

Një tjetër moment ishte dhe kur Alketa përmendi klikimet, teksa Melisa po tregonte se ka marrë 1 milion klikime për një kërcim. “Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”, tha Alketa. Kujtojmë këtu se emisioni i Luanës mori gjysmë milioni për 24 orë.

Vetëm 1 ditë pas transmetimit të premierës së spektaklit “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, shifrat kanë treguar se publiku ka bërë zgjedhjen e tij.

Sipas YouTube, “Zemër Luana” është kthyer në trend ngado, në shumë shtete. Spektakli ka pushtuar vëmendjen e Maqedonisë së Veriut duke rrëmbyer vendin e #1 dhe duke lënë pas emisione dhe hit-e të famshëm nga shteti fqinj.

Mirëpo sukseset e “Zemër Luana” nuk përfundojnë me kaq, spektakli ka rrëmbyer vendin e #1 më të shikuar e kërkuar në Shqipëri në YouTube, duke arritur mbi 700,000 shikime në një ditë. Vlen të thuhet se këtë rekord e ka thyer vetëm “Zemër Luana” dhe për këtë sukses nuk mund të mos reagonte edhe vetë autorja e mirënjohur.

““Faleminderit” është pak për ju…”, shprehet Luana Vjollca në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Exit mobile version