Site icon

Ançeloti pranon interesin e Brazilit, italian e merr me humor fitoren e Realit: qëndroj deri në 2034-ën

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë në humor të mirë pas suksesit 6-0 ndaj Vajadolidit. Përtej shumë temave që kanë të bëjnë me ndeshjen, trajneri i Realit u është përgjigjur dhe ngacmimeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e tij.Më herët, të shtunën, italiani kishte pranuar interesimin e Brazilit për të. Ndërsa dje ai ka vijuar me batutat.

“Me sa shoh ju gazetarët jeni shumë të shqetësuar për të ardhmen time. Unë vetë jam i qetë. Ajo që them me siguri është se do të vazhdoj të jem në krye të Realit të paktën deri në fund të sezonit. E thashë të shtunën se nuk do të flas më për të ardhmen time në dy muajt e ardhshëm. Ndaj rrini të qetë, mos u lodhni dhe ju së interesuari për mua. Ideja ime është të përfundoj kontratën (2024) dhe nëse Madridi është i kënaqur me mua, të arrijë në 2034-ën”, tha trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti.

Italiani ka përgëzuar gjithashtu edhe kapitenin e Realit, Karim Benzema, i cili ishte protagonisti i madh i ndeshjes me tre gola kundër Vajadolidit.

Exit mobile version