Site icon

Argjentina “shkëlqen” edhe pa Mesin në fushë, kampionët e Botës mposhtin Bolivinë me 3 rrjeta të tundura

Argjentina ka mposhtur në transfertë Bolivinë, duke marrë fitoren e dytë radhazi në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026.

Kampionët e Botës kanë fituar me rezultatin 3-0 edhe pse pa Lionel Mesin në fushë.

Shiritin e kapitenit e mbajti Anhel di Maria, i cili shkëlqeu me dy asiste në golat e parë, të cilët u shënuan nga Enzo Fernandez dhe Nikolas Taljafigo.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për argjentinasit. Ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 83′ u shënua edhe goli i tretë nga Nikolas Gonzales që vulosi fitoren e ekipit të Skalonit.

Exit mobile version