Site icon

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së, Vasili 8 pyetje për Gjiknurin: Çfarë kontributesh të veçanta i njeh kur buzëqesh me ‘buzën vesh’ krah tij? Shiko hallet e tua

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratës së bërë mesditën e sotme nga sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në lidhje me arrestimin e ish zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

Vasili i ka drejtuar tetë pyetje Gjiknurit në lidhje me këtë çështje ndërkohë që i kërkon atij të shohë hallet e tij dhe të lërë Ramën të kujdeset vetë për të tijat.

“Si promovues i McGonigal-it deri ne Tropoje cfare kontributesh te “vecanta” te ketij te fundit njeh Gjiknuri kur pozon shume i lumtur dhe me buzen vesh me vesh krah tij?”, deklaron ai.

Deklarata e Petrit Vasilit

Ne e dime qe Gjiknuri e ka nje hall…. ndaj edhe Rama nxjerr pikerisht ate dhe jo ndonje tjeter qe ti qaje hallet e McGonigal-it.

Per ta ndihmuar Gjiknurin qe te jete pak me i qarte ka ca pyetje qe duan me domosdo pergjigjen e tij:

1.Gjiknuri duhet te na thote sa here e ka takuar ai vete McGoniga-in?

2.Po ne Amerike sa here e ka takuar?

3.Pervec kafeve dhe muhabetit a ka “shkembyer” gje tjeter me të dhe te cfare natyre ishin keto shkembime?

4.Keto takimet ne Amerike a ja ka raportuar Ambasades.

5.Po në Rusi, me sakte me Shen Peterburg a ka pasur takime dhe te çfare lloji?

6.Çfare lidhje kishte posti i tij si Minister i energjitikes me McGonigal-in dhe sekseret shqiptare, qe e rrethonin ate dhe a ishin te ligjshme keto takime ku korrupsioni ishte tema e vetme e bisedes?

7.Po oligarkun rus Deripaska si nuk e pa dot Gjiknuri nderkohe qe firmoste per te duke i dhene koncesione ?

8.Si promovues i McGonigal-it deri ne Tropoje cfare kontributesh te “vecanta” te ketij te fundit njeh Gjiknuri kur pozon shume i lumtur dhe me buzen vesh me vesh krah tij?

Ndaj Damian shiko hallet e tua se nuk e ke pak dhe lere Edi Ramen ti qaje vete

Exit mobile version