Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u arrestuar në sallën e gjyqit pak minuta mē parë. Policia i vuri pragat Tahirit dhe e shoqëroi në burgut 313, duke e futur në qeli.
Arrestini erdhi sapi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin për Saimir Tahirin. Për ish ministrin e Brendshëm GJKKO ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Tiranes me 3 vite e 4 muaj burg.
Tahiri akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.
“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha gjykatesi.
SPAK ka kërkuar 12 vite burgim për Tahirin, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria Speciale kërkon përfundimisht që ish-ministri të dënohet me 8 vite burg dhe 3 vite mos të ushtrojë funksion publik.