Site icon

Arrestohet vëllai i pronarit të ambientit ku kultivohej drogë, në kërkim 3 persona

Një shtetas me iniciale H.H. është arrestuar pasi ruante 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Bëhet fjalë për vëllain e pronarit të ambienteve.

Policia sekuestroi fidanë narkotikë në vazo, pajisje elektrike dhe sende të tjera që i shërbenin aktivitetit të jashtëligjshëm.

Nga hetimet, rezulton se i arrestuari ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë, ambientet e të cilëve u sekuestruan 2 ditë më parë.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version