Site icon

As patentat nuk janë më sekret, “Homeland Justice” publikon databazën dhe jep mesazhin e fortë

Hakerat iranianë duket se kanë në dorë gjithcka të shtetasve shqiptare, sa i takon të dhënave të tyre që përpunohen në sistemet dixhitale.

Pas, pagave, targave të makinës, apo të dhënave në sistemin TIMS, hakerat iranianë sot kanë publikuar edhe databazën e patentave për shtetasit shqiptar.

“A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?”- shkruhet nga Home Land Justice, ndërsa bashkëngjitur është publikuar databaza e të dhënave me patentat e qytetarëve shqiptarë.

Exit mobile version