Site icon

Asist për Juventusin, ylli i Serisë A nuk do të rinovojë kontratën me klubin e tij

Esultanza Lazio dopo il gol di Sergej Milinkovic Savic Campionato Serie A 2021-2022 incontro SS Lazio v FC Internazionale allo stadio Olimpico di Roma. Bologna, 16 Ottobre 2021 © Marco Rosi / Fotonotizia

Sergej Milinkoviç-Saviç këtë herë e ka seriozisht. Edhe pse çdo sesion merkatoje, verë apo dimër, ai është në qendër të saj, në fund ndodh gjithmonë diçka që ta mbajë te Lacio, por këtë herë pritet që të jetë ndryshe.

Mesfushori serb ka shtyrë disa herë ofertën për rinovim të presidentit Lotito, duke treguar se kërkon që të ikë nga Lacio dhe për të bërë hapin e madh të karrierës.

Marrëveshja e tij, e cila skadon në vitin 2024, përben një problem shumë të madh, pasi verën e ardhshme do të jetë në skadencë kontrate dhe Lotito nuk do t’i marrë më kurrë 100 milionët që kërkon për Sergej Milinkoviç-Saviç.

Madje, “Gazzetta dello Sport” nënvizon se lojtari do t’i bashkohet Juves, në mos në verë, në janarin 2024, me të njëjtën formulë “alla Vlahoviç”.

Exit mobile version