Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Hakan Çalhanoglu është përzgjedhur lojtari më i mirë i supersfidës Inter-Barcelona, ku ziklatrit triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit spekotakolar të realizuar nga mesfushori turk në minutën e 46-të.
Çalha u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s. Përveç golit të realizuar, turku ishte një kërcënim i vazhdueshëm për Barcelonën në ndeshjen e sotme.
Vlen të theksohet se minuta në këtë ndeshje pati edhe për talentin shqiptar, Kristjan Asllanin, i cili zëvendësoi pikërisht Çalhanoglunë. Mesfushori nga Elbasani hyri si zëvendësues në minutën e 84-t dhe së bashku me kohën shtesë, gjendet në fushë për 14 minuta.

