Jemi në 2023 dhe po, jetesa me vjehrrën dhe vjehrrin është ende një temë diskutimi.
Së fundmi, ajo që ka nxitur debate në rrjet lidhur me këtë temë ka qenë gazetarja dhe moderatorja Aulona Musta. Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ajo është pyetur nëse do jetonte me vjehrrën.
Kësaj pyetjeje Aulona i është përgjigjur duke shkruar:
“Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri.
Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”!