Site icon

Autobotë dhe forca të shumta policie, ja çfarë ndodh para Kuvendit pak para nisjes së protestës

Pamjet që shihni vijnë nga jashtë Parlamentit, atje po do të mbahet dhe protesta e dytë e opozitës.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb video ku shihen forca të shumta policie që janë pozicionuar në vende të ndryshme të Kuvendit, në pritje të nisjes së protestës, e cila do të fillojë në orën 10:00. Mësohet se në kuadër të masave për mbarëvajtjen e situatës para Kuvendit kanë shkuar dhe autobotë me ujë.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që zhvillon opozita para Kuvendit, ndërsa sot në orën 10:00 do të nisë dhe seanca plenare.

Exit mobile version