Sulmuesi Sebastiano Esposito është huazuar tek Sampdoria.Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi zikaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.
Për futbollistin e Interit kjo është aventuara e gjashtë larg klubit.
Më parë ka qenë huazuar tek SPAL, tek Bazeli ku në 34 paraqitje ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 9 asiste.
Vitin e kaluar në gjashtë muajt e parë ka qenë në Belgjikë tek Anderlehti dhe më pas aventura te Bari ku shënoi 4 gola dhe 2 asiste në 15 paraqitje.