Bajern Mynih fitoi lehtë sisht “Klasiken” e Gjer manisë, me një Myler në profilin e mirëfilltë të “pykës” në shfrytëzimin e rasteve përballë Dortmundit. Me këtë triumf, bavarezët rimarrin kreun në tabelë, e përkthyer me 55 pikë pas 26 javësh, dy më tepër se verdhezinjtë.MYLER- “Nuk e prisja që ndeshja të niste mes episodesh të tilla. Isha përgatitur për tjetër skenar, ndonëse na ndihmoi në menaxhimin e lojës gjatë vazhdimësisë. Gjithsesi fati shkon me më të mirin. Për sa i përket golave, mora përmasat e “pykës”, pasi raste të tilla nuk duhen gabuar. Sigurisht mund të kisha pasur qasje më pozitive në raste të caktuara në shërbim, të cilat mund të kishin dhënë rezultate në finalizimin e më tepër rrjetave në portën mike”, pohonte “plakushi” nga Mynihu.
PËRMIRËSIMI- “Saktësia para kuadrati rival mbetet jetike në duele kaq të rëndësishme. Është e vërtet se ata e nxorën 4 herë sferën nga katërkëndëshi i tyre, por në interpretimin e lojës dhe goditjes finale nga ana jonë nuk ishte më e mira e mundshme. Mbajta e ritmit konstant mbetet sfidë më vete, megjithatë e domosdoshme nëse dëshirojmë ta mbajmë lojën në kontroll, ashtu siç neglizhuam qarkullimin linear të topit në krijimin e aksioneve nga mbrapa”.
NDIKIMI I TRAJNERIT- “Ai u përpoq të aplikonte strategjitë e tij në lojë, pavarësisht kohës së limituar. E rëndësishme është fitorja dhe marrja e kreut. Pak më ndryshe në krahasim me gjendjen e mëparshme. Nuk do të ishte e ndershme të thosha se luajtëm në mënyrë perfekte, pasi fusha foli qartë. Mbase duhet të falënderojmë edhe Dortmundin, që nuk u treguan aq të këqij në rastet e tyre”, përfundoi mes buzëqeshjesh futbollisti me numër 25 në kampin e rekordmenëve gjermanë.
Bajernit i mjafton të ruajë distancën në 8 javët e mbetura në sigurimin e titullit të 11- të radhazi në Bundesligë.

