Largimi i Robert Levandovskit vazhdon të krijojë ende diskutime, jo vetëm në Gjermani, por edhe te drejtuesit e Bajernit, pavarësisht formës së mirë të Erik Çupo-Moting.
Salihamixhiç dhe Kahn e kanë shprehur dëshirën e tyre që kur merkatoja e verës ishte ende aktive mbi nënshkrimin me bomberin e “Tre Luanëve”, Herri Kejn, por që mbeti thjesht tentativë.
Reporteri i “Sky Sport”, Florian Pletenberg, ka hedhur një hipotezë të mbështetur nga dritarja e transferimeve të 2013-ës nga radhët e bavarezëve:
“Gjatë 2013- ës kur në Mynih zbarkoi Guardiola, ai kishte vetëm një dëshirë, Tiagon ose asgjë, dhe në fund u realizua, i njëjti skenar po ndodh edhe tani. Dëshira e vetme te Bajerni në merkaton e verës është Kejs ose asgjë”.
Mbetet të shohim nëse kampionët e Bundesligës do ta realizojnë me sukses operacionin në fjalë.

