Site icon

Barazimi në “Camp Nou” ndihmon Interin, ja llogaritë e zikaltërve dhe Barcelonës për të kaluar grupin

Me Bajernin të kualifikuar matematikisht, në grupin C luhet vetëm vendi i dytë. Por edhe ai duket thuajse i vendosur pas rezultateve të djeshme me Interin, i cili ka shanset maksimale për të shkuar në 1/8 e finaleve.

Si kalon Interi?

– Me një fitore kundër Plzenit në ndeshjen e radhës. – Me një barazim, nëse Barcelona nuk fiton ndaj Bajernit. – Me humbje, nëse dhe Barcelona mundet me Bajernin.

Si kalon Barcelona?

– Fiton dy takimet e mbetura dhe Interi humbet dy takimet e mbetura.

Exit mobile version